Ajatollah Khamenei: U puthim duart palestinezëve që planifikuan sulmin në Izrael

Ajatollah Khamenei: U puthim duart palestinezëve që planifikuan sulmin në Izrael

Autoriteti më i lartë i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei tha të martën se Teherani nuk ishte përfshirë në sulmin e fundjavës të grupit Hamas ndaj Izraelit, por ai përshëndeti atë që e quajti humbje ushtarake dhe të inteligjencës së pariparueshme të Izraelit.

Në fjalimin e tij të parë televiziv që nga sulmi, Khamenei tha “ne puthim duart e palestinezëve që planifikuan sulmin ndaj regjimit sionist”.

Lideri i Revolucionit Islamik i bëri këto komente në ceremoninë e diplomimit të studentëve të universiteteve oficer të Forcave të Armatosura të mbajtur të martën në mëngjes në Universitetin e Oficerëve “Imam Ali”.

Ky tërmet shkatërrues ka arritur të shkatërrojë disa prej strukturave kryesore të regjimit izraelit, të cilat nuk mund të rindërtohen kaq lehtë.

Ata që thonë se operacioni është bërë nga jo-palestinezë e kanë llogaritur gabim. Kur mizoria dhe krimi kanë kaluar kufirin dhe grabitja ka arritur kulmin, duhet pritur stuhia.

Hamasi nisi një sulm masiv dhe të befasishëm ndaj Izraelit të shtunën, duke shkaktuar një shpërthim lufte prej të cilët janë vrarë më shumë se 1600 persona në më pak se 72 orë, sipas numërimeve zyrtare nga të dyja palët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy