
Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, ka publikuar dokumentin që tregon se kryetari i bashkisë Erjon Veliaj, ka qenë në dijeni të të skandalit të inceneratorëve të Sharrës.
Me anë të këtij dokumenti tregohet se kryetari i bashkisë i ka dhënë dakortësinë financiare përmes Taulant Tushës, si përfaqësues i Bashkësisë së Tiranës.
Ndërkohë edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku thotë se Erjon Veliaj meriton ndëshkim nga drejtësia në lidhje me hajdutërinë tashmë të certifikuar.
“Hajdutëria e certifikuar dhe e provuar e Erion Veliaj me inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston meriton sa më parë ndëshkimin nga drejtësia!”, thuhet në postimin e Metës në rrjetet sociale.
Më herët Brahimllari, përmes një postimi në Facebook i drejtohet Veliajt me fjalët:
“Kryemashtrues ordiner, shife këtë shkresë dhe pyete Taulant Tushen, njeriun tënd të besuar për çdo të zezë që bën në bashki, e që e ke pasur edhe pjesë të komisionit për inceneratorin e Tiranës. Taulanti mund të ta rifreskojë memorien se çfarë ka ndodhur ato ditë të vitit 2017 kur ti vetëm mendoje se ku do çoje lekët që do të vidhnit nga koncesioni 30 vjeçar i inceneratorit të Tiranës. Taulanti mund të të shpjegojë përshembull, se çfarë i ke thënë ti pasi ke firmosur pa vendim të Këshillit Bashkiak dakordësinë financiare për studimin e fizibilitetit”.



