Meshkujt kanë një problem serioz me riprodhimin

Meshkujt kanë një problem serioz me riprodhimin

Kombinimi i disa faktorëve po i bën meshkujt të humbasin pjellorinë. Sipas studimeve të fundit, numri i meshkujve që trajtohen për problem fertiliteti është shtatëfishuar në 15 vitet e fundit, ndërsa cilësia e spermës është në rënie. Studiuesit në SHBA dhe Spanjë kanë përdorur të dhënat e dy qendrave më të mëdha të fertilizimit, të mbledhura gjatë viteve 2002-2017. Sipas statistikave, numri i meshkujve që janë drejtuar në këto qendra për trajtim mjekësor janë rritur nga 8 mijë, në 60 mijë. Për më tepër, një numër gjithnjë e më i madh meshkujsh kanë numër aq të ulët spermatozoidesh, saqë u nevojiten teknikat in vitro për të pasur një pasardhës.

Rezultatet e studimit janë prezantuar të hënën, më 8 tetor, në Denver, Colorado, në një konferencë të Shoqatës Amerikane për Mjekësinë Riprodhuese, nga dr. Ashley Tiegs.

Sipas mjekëve, shkak për rënien e fertilitetit te meshkujt  janë faktorët mjedisorë si duhanpirja, stresi, obeziteti dhe ekspozimi ndaj disa lloj kimikatesh.

Dr. Tiegs thotë se shifrat janë shqetësuese. “Studimi ynë mbështetet në literaturë dhe tregon se faktorët mjedisorë si plastika, duhanpirja dhe obeziteti janë shkaqet kryesore. Ne e dimë se obeziteti është në rritje dhe ndikon direkt në cilësinë e spermës. Obeziteti e rrit rrezikun e prekjes nga disa sëmundje dhe rrezikun e vdekjes gjithashtu. Për më tepër, ai mund të ketë ndikim edhe te pasardhësit”, thotë studiuesja.

Sipas saj, fakti që studimi përfshin dy kontinente të rëndësishme si SHBA dhe Europa, tregon se ky është një shqetësim global.

Duke shqyrtuar studimet e mëparshme, studiuesit arritën të përcaktonin një perspektivë afatgjatë globale dhe të krahasonin pjellorinë mes meshkujve perëndimorë me atë të meshkujve në pjesë të tjera të botës.

Që nga viti 1973, përqendrimi i spermës për meshkujt perëndimorë ka rënë me më shumë se 52 për qind, pra një ulje mesatarisht me 1.4 për qind çdo vit.

Rënia e fertilitetit mashkullor mund të ndikojë në uljen e numrit të lindjeve dhe si pasojë plakjen e popullsisë. Në SHBA, një trend i tillë është vënë re sidomos pas vitit 2010. Në korrik të vitit të kaluar, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA njoftoi se fertiliteti kishte arritur nivelin më të ulët në histori.  

Në mënyrë që të zëvendësohen humbjet (vdekjet) dhe të ruhet ekuilibri i popullsisë, çdo nënë duhet të lindë mesatarisht 2.1 fëmijë. Por në SHBA, kjo shifër qëndron në nivelin 1.8, ndërsa meshkujt janë më pak fertilë dhe shkalla e vdekshmërisë është rritur.

Shumë argumentojnë se duke pasur burime natyrore të kufizuara, një popullsi më e vogël mund të jetë gjë  e mirë për Tokën e mbipopulluar dhe shumë të ndotur.

Disa e shpjegojnë rënien e numrit të lindjeve me zgjedhjen e femrave për të pasur më pak fëmijë - ose asnjë, pasi zgjedhin të ndjekin karrierën.

Por ndryshimet në pjellorinë mashkullore kanë natyrë krejtësisht biologjike dhe janë shkak për shqetësim në nivel global.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy