Të udhëtosh pa rroba, nisma e Japan Airlines

Të udhëtosh pa rroba, nisma e Japan Airlines

Të udhëtosh sa më lehtë, pa pasur as çantën klasike të shpinës. Ideja vjen nga kompania ajrore Japan Airlines, e cila ka nisur iniciativën, “Çdo veshje, kudo”, një iniciativë që ofron rroba me qira për turistët ose për udhëtarët e biznesit në Japoni të cilët do gjejnë rrobat e zgjedhura në mënyrë të përshtatshme në hotel pas mbërritjes.

Veshjet mund të kërkohen para nisjes sipas shijeve, stilit dhe më pas mund të lihen sërish, pasi veshjet do të lahen dhe mund të përdoren nga udhëtarët e tjerë që i kanë zgjedhur.

Me pak fjalë, nuk ka bagazhe në avion. Një ëndërr për disa linja ajrore me kosto të ulët. Objektivi, sipas asaj që deklaron linja ajrore, është që t’i bëjë njerëzit të udhëtojnë më të lehtë dhe për këtë arsye më të rehatshëm.

Sipas Japan Airlines, gjithçka bëhet për të reduktuar emetimet nga aeroplanët, pasi ata avionët që udhëtojnë me më pak peshë, ndotin më pak.

Duke e bërë udhëtimin qoftë për punë apo për argëtim, më të qëndrueshëm, më pak me ndikim, më shumë në kontakt me realitetin që do të hasni, edhe sepse ndër të tjera kjo mund të jetë edhe një mundësi për të eksperimentuar me modën vendase, ndoshta veshur me një kimono tradicionale, e cila në të kundërt do të admirohej vetëm në vitrinat e dyqaneve.

Ekziston një faqe e veçantë ku mund të shihen rrobat e disponueshme dhe ato duhet të rezervohen atje, me numrin dhe datat e fluturimit, dhe padyshim hotelin ku qëndrohet në Japoni. Natyrisht ju paguani diçka, por kompania njofton se këto janë shifra të ulëta dhe të përballueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy