Daniel Kokoshi, këngëtari i muzikës popullore: Pasioni për muzikën, ëndrra ime që në 5 vjeç

Daniel Kokoshi, këngëtari i muzikës popullore: Pasioni për muzikën, ëndrra ime që në 5 vjeç

Këngëtari i ri i muzikës popullore, Daniel Kokoshi nga Saranda, në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ndan me publikun pasionin dhe dashurinë e tij për muzikën popullore.

Ai shprehet se ëndrra e tij për muzikën ka lindur që në fëmijëri, si një trashëgimi nga gjyshi i tij, që kur ishte 5 vjeç.

Këngën e kam pasur qejf që i vogël, që 4-5 vjec, e kam trashëguar nga gjyshi, ai ka qene për këngë e për valle dhe e dashurojë shumë këngën dhe i mbaja iso-n.

Gjatë tërë kohës e thoja që kur të rritem dua të bëhem këngëtar, Ndërkohë studimet i bëra për hoteleri-turizëm në Sarandë dhe më pas erdha në Tiranë dhe vazhdova me muzikën.

Kokoshi, thotë se rruga nga pasioni për muzikën deri te realizmi i videoklipeve të para, ishte e gjatë.

Nga pasioni për muzikën deri të realizmi i videoklpeve ka qene një rrugë, Aldo Hoxha, miku im, më ka mbështetur shumë gjatë tërë hapave të mia, duke u konsultuar me të, dhe pastaj më njohu me profesorin Genci Malaj, shkova dhe ai më testoj, me dëgjoj dhe fillova të studionin aty edhe vendosem të bënim bashkëpunimin e pare me Xhenin, këngën “Ylberi i zemrës”.

Kjo kënga që ndoqëm është kënga ime e parë zyrtare vetën sepse të parën fare e kisha bashkëpunim dhe marrë shkas të falënderoj Xheni Bekolli qe realizuam atë këngë që u bën në pak kohë virale ne TikTok dhe si ecuri ishte goxha e mirë.

Me Xhenin jemi njohur ne studion e Genci Malaj dhe pamë që zërat tona ishin të përbashkët

Pastaj në momentin e parë kur kam hipur në skenën e Maratonës “Këngë moj”, aty kam patur shumë mbështetje, më ka ndihmuar shumë në karrierë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy