Kryedemokrati Basha uron Pashkën ortodokse

Kryedemokrati Basha uron Pashkën ortodokse

Me një foto të lepurushëve të Pashkës të krijuar nga vetë vajzat e tij, kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar këtë të diel menjëherë pas mesnate të gjithë besimtarët ortodoksë për Pashkët. Ai ndër të tjera ka thënë se lutjet e para janë për çdo shqiptar që përballet sot me virusin dhe pasojat e tij.

“Me urimin tradicional “Krishti u ngjall” dhe këtë foto të lepurushëve të Pashkëve përgatitur nga vajzat e mia, ju urojmë familiarisht të gjithë besimtarëve ortodoksë, nga mot Gëzuar!

Sot, urimet dhe lutjet tona të para, janë për të gjithë anëtarët e familjes tonë të madhe që përballen me virusin dhe pasojat e tij, për mjekët dhe infermierët tanë kurajozë e të palodhshëm, për të gjithë ata që shërbejnë me sakrifica të mëdha për të na mbrojtur dhe ndihmuar, për të gjithë shqiptarët në nevojë dhe shtrëngesë, për shërbëtorët e Zotit që me lutjet e tyre sjellin paqe e shpresë në shpirtin e çdokujt.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet e të dashurit tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan Basha në rrjetin social "Facebook".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy