Jehona e medias shtetërore e Koresë së Veriut për takimin historik, fillimi i një epoke të re

Jehona e medias shtetërore e Koresë së Veriut për takimin historik, fillimi i një epoke të re

Samiti i së premtes midis krerëve të Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut ishte një "takim historik" duke i hapur rrugën fillimit të një epoke të re, thonë mediat e Koresë së Veriut.

Lideri koreano Verior Kim Jong-un dhe Moon Jae-in presidenti i Koresë së Jugut ranë dakord të punojnë për të shpërbërë armët bërthamore nga gadishulli.

Si asnjëherë më parë TV shtetëror dhe agjencia zyrtare e lajmeve KCNA përshëndetën bisedimet dhe angazhimin e liderëve për të kërkuar "denuclarizimin e plotë".

Samiti erdhi vetëm disa muaj pas retorikës luftarake nga Veriu, raporton BBC.

Lideri komunist Kim u bë udhëheqësi i parë i Koresë së Veriut që vendos këmbën në Korenë e Jugut që nga fundi i Luftës së Koreve në vitin 1953.

Të dy burrat shtrënguan duart dhe pastaj u futën simbolikisht mbi vijën e demarkacionit ushtarak në anën e Koresë së Veriut.

Për vite me radhë, Pyongyang ka këmbëngulur që kurrë nuk do të heqë dorë nga arsenali i saj bërthamor, i cili pretendon se duhet të mbrohet kundër agresionit nga SHBA.

Të dy udhëheqësit thanë se do të vazhdonin bisedimet me SHBA dhe Kinë për t'i dhënë fund zyrtarisht Luftës së Koreve, e cila përfundoi në vitin 1953 me një armëpushim, por jo ​me një ​paqe të plotë.

Angazhimi për denuclarizimin nuk referohet në mënyrë eksplicite nga Koreja e Veriut duke ndaluar aktivitetet e saj bërthamore, por synimi ishte "një gadishull Korean pa armë bërthamore".

Megjithatë, shumë analistë mbeten skeptikë për entuziazmin e dukshëm të Veriut për angazhimiin e tij mbi armët bërthamore. 

Kina, aleati i Koresë së Veriut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpritën rezultatin e bisedimeve.

Pak njerëz kishin parashikuar një zhvillim të tillë, pasi Korea e Veriut vazhdoi testet e saj bërthamore dhe raketore dhe rriti retorikën e saj përgjatë 2016 dhe 2017.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy