INA: Ja kompania që priti naftën kontrabandë nga Libia

INA: Ja kompania që priti naftën kontrabandë nga Libia

Një rast i importimit të naftës kontrabandë ka ngritur dyshimet për një bashkëpunim në shkallë të gjerë në këtë veprimtari të paligjshme. Por 3 muaj pas sekuestrimit të ngarkesës prej 2272,71 tonësh, pas hekurave janë vetëm një pjesë e transportuesve.

Fjala është për anijen „Queen Majeda“, e ndaluar nga autoritetet shqiptare më 12 shtator 2022, në portin e Porto Romanos. Anija i përket kompanisë “Eldawadi Shipping LTD”, në pronësi të Nuri Eldaëadi, dhe ishte nisur nga Libia. E regjistruar në ishujt Marashall dhe me dhjetë anëtarë ekuipazhi në bord, anija sillte naftë në Shqipëri për llogari të kompanisë “Kastrati”.

Në shkresën e prokurorisë së Durrësit, që disponon INA, thuhet se:

Me dhjetë anëtarë në ekuipazh, anija naftëmbajtëse që i përket një kompanisë “Eldaëadi Shipping LTD”, që është e regjistruar në Republikën e Ishujve Marshall, ishte nisur nga Libia me një ngarkesë prej 2272,71 tonë naftë dhe mbërriti në brigjet shqiptare me qëllim kryerjen e praktikave doganore për subjektin importues shqiptar “Kastrati” sh.a”.

Në lidhje me rastin është vënë nën hetim edhe një shqiptar i cili përfaqëson agjencinë shqiptare që merrej me procedurën për zhdoganimin e anijes libiane. “Çështja është nën hetim. Ka një shtetas shqiptar nën hetim dhe ai është konkretisht shtetasi E.K.“, citohet prokurori Edmond Koloshi, i cili ka në procedim dosjen.

Por hetimi kufizohet këtu, duke mos u shtrirë më tej te individë apo kompani të përfshira.

Vlera e naftës së sekuestruar llogaritet të jetë 1,5 deri në 2 milionë dollarë. Bdërkohë, Drejtoria e Doganave nuk është njoftuar as nga policia dhe as nga prokuroria për të kryer penalizimin e anijes “Queen Majeda”, pra vendosjen e gjobës që do të jepte një përllogaritje zyrtare mbi vlerën aktuale të ngarkesës.

Çështja është referuar për hetim nga policia kundër krimit ekonomik-financiar pranë Prokurorisë së Durrësit, për veprën “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Ruajtje dhe depozitim i mallrave që janë kontrabandë” (nenet 172 dhe 179 të Kodit Penal). Ndërkohë, rezulton se Prokuroria e ka regjistruar çështjen penale nën akuzën e “Tregtimit dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë” (neni 178), që ka një marzh dënimi në rast provueshmërie nga 5- 10 vjet burg.

Për INA, avokati Isuf Shehu thotë se rasti në fjalë hyn në fushëveprimin e nenit 171 të Kodit penal (Kontrabandë me mallra të ndaluar ose të kufizuar) dhe nenit 25 (Kuptimi i bashkëpunimit), pasi aty flitet për mallra të ndaluar dhe të kufizuar që kupton mallrat e embargos.

Akuza nuk u ka dhënë ende rrugë dyshimeve nëse kjo sasi nafte po tregtohej në mënyrë të përsëritur, pavarësisht sanksionimit nga rezolutat 2278225922132362 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në bazë të të cilave përfshirja në shfrytëzimin dhe eksporti i paligjshëm të naftës së papërpunuar në Libi është i sanksionueshëm.

Ndërsa kryeministri Rama, kur u pyet për rastin, tha se çështja e takon drejtësisë.  

Nuk merrem me anije, çështja i takon organeve të drejtësisë, policia ka bërë detyrën dhe nga ana tjetër sikur edhe media të bëjë detyrën e vet dhe të mos përdorë fuqinë e saj për të disinformuar apo për të sulmuar dhe për të vënë gjoba qoftë për autoritetet shtetërore qoftë për objekte biznesi, kjo do ishte një kontribut për ta bërë Shqipërinë më të mirë”, deklaroi në atë kohë kryeministri.
Sipas dokumenteve të gjykatës, policia e Durrësit mori informacion nga organet e tjera ligjzbatuese për lundrimin e anijes drejt Shqipërisë, e cila pritej të përpunohej në Porto Romano.

“Është vendosur që anija ti nënshtrohet kontrollit të plotë si nga ana e dokumentave dhe nga ana fizike. Nga dokumentacioni i anijes, nga manifesti i ngarkesës konstatohet se sasia e naftës ishte ngarkuar në portin e Benghazit, Libi dhe kishte kërkuar të përpunohej për shitje në Porto Romano, Durrës” shpjegon në shkresa prokurori i çështjes, Edmond Koloshi, i cili sipas hulumtimit të Investigative Netëork Albania, rezulton se mbas kontrolleve të flagrancës, lëshoi një urdhër sekuestro që mban datën 23 shtator 2022 për dokumentat origjinale. Plot 11 ditë pas operacionit ku policia gjyqësore kqyri dhe mori shkresat shoqëruese të dërguara pranë Agjencisë Detare “GK Marine”.
Dokumentat e firmosura në datën 5 shtator në Benghazi të tilla si certifikata e cilësisë, certifikata e origjinës, certifikata e analizave nga Ozu Marine Service LTD dhe Bunker Credit Delivery Note, paraprakisht, akuza i konsideron të falsifikuara.

Dyshohet se kjo sasi nafte është tërësisht kontrabandë dhe dokumentacioni shoqërues i saj është i falsifikuar“, konfirmon gjykata, duke mbështetur të dhënat paraprake të prokurorisë. Në dokumentat e bllokuara rezultojnë edhe shkresat e agjencisë të njoftuar për ankorimin, ku përfshihet porti i regjistrimit, mbërritja në Shqipëri, të dhënat e anijes, sasia e ngarkesës dhe pritësi i mallit, në këtë rast subjekti “Kastrati” sh.a.

Ky nuk ishte udhëtimi i vetëm i anijes nga brigjet e Libisë drejt atyre të Shqipërisë. Brenda 2022, anija “Queen Majeda” ka udhëtuar drejt Shqipërisë me ngarkesa nafte në tre raste të ndryshme, por rasti i fundit shërbeu si katalizator për fillimin e një hetimi mbi mundësinë e falsifikimit të dokumentave të origjinës së ngarkesës dhe trafikimit të naftës bruto, në shkelje të rezolutave të OKB-së.

Aktualisht, procesi është i bllokuar në Gjykatën e Apelit, me 4 persona pas hekurave dhe 6 të tjerë që kanë muaj të tërë që jetojnë në bordin e një anije të ankoruar në Portin e Durrësit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy