Kryeministri Edi Rama, dhe homologu i tij i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, mbajtën një konferencë për media, nga ku dhanë mesazhe bashkëpunimi mes dy vendeve.
Rama tha se Shqipëria dhe Mali i Zi janë më shumë se fqinj, dhe mund të bëjnë shumë më tepër sa kanë bërë deri më sot.
Ndërkaq, Abazoviç, tha se sot dërguam mesazhe bashkëpunimi dhe dedikimi të së ardhmes së përbashkët.
Dua ta përsëris edhe këtu atë që thashë gjatë mbledhjes se Shqipëria dhe Mali i Zi janë më shumë se fqinj, dhe mund të bëjnë shumë më tepër se sa kanë bërë deri më sot. Ne takohemi në një moment sfidues për Europën dhe vendeve tona. Përveç sfidave të drejtpërdrejta, vlera e kësaj vllazërie ne fqinjësi bëhet edhe më e madhe. Dy vendet tona janë të rreshtuara në krah të Ukrainës, të linjëzuara me BE-në dhe NATO-n. Këmbëngul që Ballkani i Hapur, dhe këtu kemi dakordësi të plotë me kryeministrin e Malit të Zi, është i domosdoshëm për të jetësuar me një ritëm më të shpejt të parimeve dhe kërkesave që burojnë nga Procesi i Berlinit”, tha Rama.
Abazoviç u shpreh:
Sot nga Podgorica dërguam mesazhin e bashkëpunimit, të dedikimit të të ardhmes së përbashkët që do të zbatohet përmes bashkëpunimit ekonomik. Jam krenar që kemi vendosur nënshkrimin për krijimin e projektit të madh infrastrukturor, urës mbi Bunë që do të jetë prodhim produkti turistik jo vetëm për Malin e Zi dhe Shqipërinë. Kjo do të zvogëlojë trafikun gjatë muajve të verës. Folëm edhe për lundrueshmërinë e lumit të Bunës. Kryeministri mori disa hapa për lëvizjen e papenguar të lumit Buna”.



