Amazon rrit pagën minimale për punonjësit në SHBA dhe Britani, kërkon nga rivalët që ta ndjekin

Amazon rrit pagën minimale për punonjësit në SHBA dhe Britani, kërkon nga rivalët që ta ndjekin

Amazon ka rritur pagën e saj minimale për punëtorët britanikë dhe amerikanë, në një moment të rëndësishëm për personat që bëjnë fushatistë që të nxisin rritjen e pagave për të trajtuar nivelet në rritje të varfërisë dhe pabarazisë.

Kompania është kritikuar edhe për praktikat e saj të punësimit, me ankesa për kushtet e punës në ambientet e saj. Themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos është njeriu më i pasur i globit, me një pasuri që vlerësohet se shkon në rreth 165 miliardë dollarë.

Ne dëgjuam kritikat, u menduam shumë për atë që do të bënim dhe vendosëm se duam të kryesojmë”, tha ai.

Jemi të gëzuar për këtë ndryshim dhe inkurajojmë konkurrentët tanë dhe punëdhënës të tjerë të mëdhenj të na bashkohen”, vazhdoi më taj Bezos.

Punonjësi amerikan më pak i paguar i “Amazon” do të marrë 15 dollarë në orë. Në Britaninë e Madhe, paga minimale do të rritet nga 8.2 paund ora në Londër në 10.5 paund, ndërsa jashtë Londrës rritja do të jetë nga 8 në 9.5 paund.

Nga lëvizja do të përfitojnë 250 mijë punonjës në SHBA, 17 mijë në Britaninë e Madhe dhe dhjetëra e mijëra punonjës sezonalë.

Amazon” është një nga kompanitë më të mëdha në botë, me vlerë rreth 1 trilion dollarë. Sidoqoftë, ajo është kritikuar nga shumëkush, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, për sasinë e taksave që paguan.

Pagat e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 nëntori dhe do të jenë të aplikueshme për të gjithë stafin, me kohë të plotë apo të pjesshme, punonjës të përkohshëm apo sezonalë.

Paga aktuale minimale e punonjësve të “Amazon” në Britani është 8 paund ora, ndërsa në SHBA 11 dollarë në orë.

Kjo koinçidon me një lëvizje mbaramerikane të sindikatave për rritjen e pagave në një minimum prej 15 dollarësh në orë. Shitës të tjerë rivalë të “Amazon” i kanë rritur po ashtu pagat.

Heqja e pagës minimale është e dizajnuar për të trajtuar kritikët e firmës në krye. Por disa ekonomistë thanë se masa ishte duke u bërë një domosdoshmëri si rezultat i mungesës së krahut të punës në të dy anët e Atlantikut.

Amazon është përballur me kritika të ashpra në vitet e fundit mbi pagat, kushtet e punës dhe çështjet e taksave të kompanisë në mbarë botën, të cilat kritikët pretendojnë se e kanë ndihmuar atë të nënvleftësojë shitësit tradicionalë. Protestat u zhvilluan në të gjithë Evropën këtë verë nga punëtorët që kërkonin paga më të larta. Megjithatë, kompania tha se nuk kishte plane për rritjen e pagave në vende të tjera nga Britania e Madhe dhe SHBA.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy