Venezuelë/ Konsumuan alkool artizanal, 9 persona humbën jetën dhe 16 të tjerë përfunduan në spital

Venezuelë/ Konsumuan alkool artizanal, 9 persona humbën jetën dhe 16 të tjerë përfunduan në spital

Nëntë persona vdiqën në Chivacoa , një fshat bujqësor në Venezuelën qendrore-perëndimore pasi konsumuan alkool të bërë në shtëpi gjatë festimeve të Vitit të Ri. 

16 persona të tjerë u shtruan në spital për helmim me etil nga një produkt shtëpiak i pa miratuar nga autoritetet shëndetësore.

Autoritetet morën mostra të alkoolit të mbetur për t'i analizuar në laborator. 

Një burim policor tha se alkooli ishte i falsifikuar me metanol, një substancë që mund të shkaktojë verbëri, dëmtim të mëlçisë dhe vdekje.

Konsumimi i këtyre pijeve artizanale me kosto të ulët është përhapur veçanërisht në lagjet punëtore të qyteteve të mëdha dhe në fshatrat e vendit të goditur nga një krizë ekonomike e paprecedentë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy