Kërkesa për rrëzimin e Qeverisë shkon në Kuvend

Kërkesa për rrëzimin e Qeverisë shkon në Kuvend

Përfaqësues të tri subjekteve opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, kanë dorëzuar në Kuvend mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë.

Pal  Lekaj, shef i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se këto tre vitet e fundit kanë qenë të rënda për qytetarët e Kosovës dhe opozitën.  Ai është shprehur i bindur se mocioni do të votohet nga të gjithë deputetët.

Iniciuesja  e këtij mocioni Valdete Bajrami që është edhe shefe e Grupit Parlamentar të Nismës falënderoi, të cilët e kanë nënshkruar mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Ajo po ashtu ka kërkuar nga deputetët që nuk e kanë nënshkruar mocionin që në Kuvend ta votojnë atë.

Ndërsa deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje  Aida Dërguti, ka thënë se deputetët duhet të vendosin në të mirë të vendit  duke votuar për ta rrëzuar Qeverinë e kryeministrit Isa Mustafa.

Mocionin për rrëzimin e Qeverisë e kanë nënshkruar gjithsej 42 deputetë ku përveq deputetëve nga opozita firmën e kanë vënë  edhe deputetë të PDK-së dhe ato nga minoritetet.

Për ta shqyrtuar kërkesën e partive opozitare Kryesia do të mblidhet në orën 14:00./KosovaPress/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy