Rama: Në 12 maj Shqipëria do të ngrihet e mbuluar në rozë. Askush më parë nuk e ka luftuar korrupsionin dhe krimin si ne

Rama: Në 12 maj Shqipëria do të ngrihet e mbuluar në rozë. Askush më parë nuk e ka luftuar korrupsionin dhe krimin si ne

Shqipëria është grua, Europa është grua dhe suksesi në rrugëtimin europian varet nga nënat, motrat dhe bijat e Shqipërisë.

Gratë janë komandot e armatës tonë fitimtare në të gjitha njësitë e vendit.

Kështu tha Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme në eventin e Partisë, “Vajzat dhe Gratë Socialiste për Shqipërinë 2030”, takim i cili i paraprin çeljes së fushatës për zgjedhjet e 11 majit.  

Kryesocialisti tha se nuk ka pikë në Republikën e Shqipërisë ku nuk mund të ndizet drita e barazisë gjinore.

Sot në ditën e rënies së gongut të fushatës zgjedhore, nuk mund ta nisim këtë etapë veçse kështu me gratë dhe vajzat.

Ai flamur që ju keni qëndisur zonë me zonë, njësi më njësi, do ta mbulojë të gjithë hartën elektorale të 11 majit.

Mëngjesin e 12 majit Shqipëria do ngrihet e mbuluar në rozë, që është ngjyra e grave dhe vajzave, por edhe ngjyra e Partisë Socialiste.

Askush më parë nuk e ka luftuar korrupsionin dhe krimin siç e kemi luftuar dhe e luftojmë ne.

Arsyeja pse jemi të pathyeshëm në çdo përballje zgjedhore, janë gratë dhe vajzat e armatës tonë fitimtare.

Ju sot keni 71 përfaqësuese në skuadrën tonë kombëtare të 11 majit dhe 1/3 e drejtuesve politik të PS.

Por shifra më e bukur është 52% kuptimplotë në listën e mbyllur

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy