Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka bërë një lapsus teksa hapi Samitin e Azisë Juglindore në Phnom Penh, së bashku me kryeministrin e Kamboxhias Hun Sen.
Dua të falënderoj Kryeministrin për udhëheqjen e Kolumbisë.
Kolumbia, një vend i Amerikës së Jugut, duket se është në mendjen e presidentit amerikan, sepse ai bëri të njëjtin gabim kur u largua nga Shtëpia e Bardhë për udhëtimin e tij të gjatë në Azi. Ai u tha gazetarëve se po shkonte për në Kolumbi përpara se të korrigjohej shpejt për të thënë: Dua të them, Kamboxhia.
Joe Biden, i cili mbush 80 vjeç këtë muaj, ka qenë i njohur për gabimet e tij të shumta që nga fillimi i karrierës së tij në Uashington.



