Policia në Nigeri thotë se ka shpëtuar të paktën 84 fëmijë të cilët ishin rrëmbyer të shtunën. Sipas autoriteteve fëmijët u rrëmbyen nga persona të armatosur, ndërsa më pas u bë i mundur kthimi i tyre në shtëpi në fshatin Mahuta.
Fëmijët u liruan pasi policia zhvilloi një betejë me armë kundër rrëmbyesve.
Ky ndërkohë ishte rrëmbimi i dytë masiv që bëhet në shtetin e Katsina-s në Nigeri gjatë tetë ditëve. Të premten 344 nxnënës, të cilët ishin në shkollë dhe në konvikte, u lanë të lirë pasi më herët ishin rrëmbyer.
Nga policia u bë e ditur se rrëmbyesit përveç fëmijëve kishin marrë edhe 12 lopë në një fshat aty afër.



