“Ballkani i Hapur”, Nesho: Kur u ndërpre projekti i ndryshimit të kufijve, u mendua për zhvillimin ekonomik

“Ballkani i Hapur”, Nesho: Kur u ndërpre projekti i ndryshimit të kufijve, u mendua për zhvillimin ekonomik

Diplomati Agim Nesho i ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV u shpreh se Ballkani i Hapur ka qënë një iniciativë e ndryshimit të kufijve.

Nesho u shpreh se lobistët kryesorë të Serbisë janë shprehur gjithmonë se Serbisë duhet ti jepet diçka dhe atëherë u mendua zhvillimi ekonomik pasi duke pasur një GDP 5 herë më të madhe do të dominonte.

“Për të parë projektin e Ballkanit të Hapur, që ka qenë një iniciativë të ndryshimit të kufijve. Lobistët kryesorë të Serbisë kanë shprehur që jepini diçka Serbisë dhe një nga gjërat do të jepet kur projekti i ndryshimit të kufijve u ndërpre, atëherë u mendua që të jetë zhvillimi ekonomik pasi duke patur një GDP 5 herë më të madhe do të dominonte.

Lobistët e quanin “Europa e sllavëve të jugut”, kjo ishte thirrje e tyre që serbët të harronin çështjen e kufijve. Iniciativa për krijimin e tregjeve të mëdha dhe këtë iniciativë e ka hedhur Sorosi në fillim dhe këtë e ka thënë Sorosi në fillim që duhet monitoruar nga Europa. Kjo nuk është superzivion, por mes 3 vendeve.

E drejta e sovranitetit të plotë nuk respektohet. U krijua nga Rama, Vuçiç dhe Zaev dhe thanë që po të doni hajdeni. Domethënë pavarësisht zgjidhjes vetë iniciativa u kompromentuar në fillim, 3 vendet e tjera të Ballkanit nuk e pranojnë atë nga nacionalizmi i serbëve.”, u shpreh Nesho.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy