Gazetari Sokol Bregu, për njoftimin e ministrit të Drejtësisë pak ditë më parë ku deklaroi se po punohet për amnistinë e të dënuarve dhe paraburgosurve, u shpreh dakord me një nismë të tillë por kërkoi të dijë se pse vjen në një moment të tillë.
Jam dakord në përgjithësi për amnistitë, se po të jesh kundër nuk e dimë çdo të thotë burgu, është institucioni më i vështirë që mund të kalojë njeriu, është jo thjesht heqje lirie, por shtrëngesë ndaj jetës, jetesë jashtëzakonisht e vështirë, ku njerëzit ndonjëherë mund të pendohen por mund të bëhen edhe akoma më shumë kriminelë.
E parë në kontekstin e qeverisë dhe ministrit të Drejtësisë do të doja të dija cila është arsyeja e amnistisë në këtë moment po të shohim numrin e të burgosurve, ai nuk është shumë e lartë.
Kemi rreth 2300 të burgosur dhe 2300 të paraburgosur.
Nga studio e MCN Live, Bregu cilësoi se ne jemi në një katastrofë në kushtet e përdorimit të drogës së të rinjve dhe nëse liron një shpërndarës, atëherë rreziku shtohet pasi shteti nuk përdor programe rehabilitimi dhe i liruari do të shkojë sërish në shpërndarje.
Në këtë linjë ai shtoi se në kohën që ka qenë në burg ka humbur shumë para dhe për rrjedhojë do të shkojë sërish drejt aktivitetit të shpërndarjes së drogës.
Ai u shpreh dakord për lirimin e disa kategorive, por shtoi se duhet të ketë një koncept të qartë se kush duhen liruar.
Amnistitë e mëparshme kanë nxjerrë përfitime kur kanë dalë janë ngritur pikëpyetje si doli me amnisti, pasi ndërhyjnë persona të caktuar me influencë dhe me para.
Amnistitë një dhe Komisionin e Veprimtarive Prodhuese në parlament nuk i kupton kurrë se çfarë ka dalë, por dalin ligjet që me një fjalë të vogël apo me një presje ndryshon gjithë zinxhirin e përfitimit.
Me amnistitë në këtë vend ndodhin çudi. Në amnistinë e vitit 2008 përfitonin të gjithë dhe nuk përfitonin femrat që kishin ushtruar prostitucion.
Në ndërtimin e amnistive në këtë vend nuk ka analizë risku.
Bregu tha se do të donte që të liroheshin të ndaluarin për lojërat e fatit, por edhe për vjedhje, duke shtuar se e kanë bërë diçka të tillë nga nevoja.



