Kur ka mbetur vetëm një ditë nga marrëveshja e 1 prillit mes PS dhe LSI, situata brenda maxhorancës nuk është aspak e qetë dhe ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me kooalicionin për zgjedhjet e ardhshme.
Pas akuzave të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri se LSI sulmon PS duke i shkelur syrin PD, ka ardhur edhe replika e Luan Ramës.
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Luan Rama nuk i ka kursyer sërish sulmet ndaj qeverisë, dhe nga Vau i Dejës, pohoi se LSI nuk ia luan syrin as PD dhe as PS-së.
“LSI force politike e dialogut dhe transparences. LSI nuk ja luan syrin as PD dhe as PS. LSI i ka syte tek e verteta dhe zemren tek qytetaret. Zgjedhje sipas standardeve per Shqiperine, jo zgjedhje per partine! Propozimet e Shpetim Idrizit perpjekje per kontribut pozitiv. Mbeshtesim thelbin racional te propozimeve te Idrizit”, tha Rama.
Gjatë takimit me banorët e zonës Rama deklaroi se LSI është forcë politike e dialogut dhe e transparencës.



