Shqiptari në Gaza: Humba 9 persona nga fisi. S’kemi ushqime dhe ujë, jeta që jetojmë është më keq se vdekja (VIDEO)

Shqiptari në Gaza: Humba 9 persona nga fisi. S’kemi ushqime dhe ujë, jeta që jetojmë është më keq se vdekja (VIDEO)

Abdulla Jaber, një qytetar shqiptar në Gaza, thotë se po jetojnë ditë të zeza të mbyllur brenda në shtëpi, teksa po përballen me sulme të vazhdueshme me raketa.

Dje kemi humbur 9 persona nga fisi i burrit të motrës, jetojnë në dy apartamente larg nga këtu, u goditën nga dy raketa.

9 persona të vrarë dje, sot në mëngjes janë varrosur. Është ditë shumë e rëndë për ne sot.

Pardje një ministër izraelit ka hedhur idenë për të hedhur bombë atomike në Gaza.

Izraeli është shtet kriminel gati për të vrarë çdo person.

Në një lidhje për MCN Live, Jaber deklaroi se çdo mëngjes përballen me 500-600 të vdekur dhe se në këto kushte nuk mund të flitet për demokraci.

Nuk di çfarë demokracie shihet nga vrasja e fëmijëve. Nuk e kuptoj kur vriten kaq shumë persona, asnjë person nuk lëviz në botë.

Është e vështirë të jetosh kështu. Para dhjetë ditësh kam kaluar koronavirusin, fatmirësisht e kalova. Kam kaq vjet që vuaj nga tromboza, më kapi infeksion në këmbën e infektuar.

Duhet të shkoj urgjent në spital, pasi mund të vdes nga çasti në çast bllokohen damarët dhe mushkëritë dhe vjen vdekja.

Nuk kam ilaç antibiotik, kam gjetur një kokërr këtu dhe një atje. Ne po shikojmë mundësitë dhe jam me fat.

Jeta që po jetojmë është më e keqe nga vdekja. Duhet të kaloni 5 minuta në rrugën këtu dhe të shikoni njerëz që nuk kanë ujë për të pirë.

Më dhemb se qeveria jonë shqiptare jep suport për Izraelin. Në rrugët e Gazës nuk ka asnjë ushtar të Hamasit, ndërsa ata kanë futur tokësorë me tanke.

Hamasi shkon te ushtarët dhe vret ushtarët, Izraeli si ushtri nuk e mund dot Hamasin, nuk munden, janë ushtri frikacakë, vetëm hipin avionë dhe vrasin kalamajtë.

Nëse duan Hamasin, le t’i kapin dhe vrasin, por janë frikacakë. Tregu është bosh nuk ka asgjë, kufiri është mbyllur nga Egjipti dhe nuk lejon për të kaluar ushqimet, nafta.

Edhe ujin kanë filluar godasin puset e ujit. Njerëzit pinë çfarë uji t’iu dalë, edhe nëse gjejnë ujë të keq e pinë.

Sot njerëzit nuk kanë nevojë për shoqata që të japin lekë, por për ushqime dhe ilaç. Po hidhen bomba nëpër shkolla.

Bota dëgjon dhe nuk bën asgjë, unë nuk kuptoj. Ka pasur sulme 100 metra larg nesh.

Kemi gjithë ata fëmijë brenda, kemi siguruar që nga fillimi i luftës 7 thasë me miell, pak oriz dhe bullgur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy