Serbia porosit 2 milionë doza të vaksinës ruse Spuntik V

Serbia porosit 2 milionë doza të vaksinës ruse Spuntik V

Dy milion vaksina ruse Sputnik V kundër koronavirusit do të dorëzohen në Serbi. Kjo është një marrëveshje midis Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF) dhe Qeverisë së Serbisë.

"RDIF dhe qeveria serbe shpallin një marrëveshje për shpërndarjen e 2 milion dozave të vaksinës Sputnik V në vend, vaksina e parë e regjistruar kundër koronavirusit në botë. Vaksinimi i popullsisë kundër koronavirusit me Sputnik V filloi sot në Serbi," shkruhet në deklaratën zyrtare.

Sipas deklaratës, vaksinat për Serbinë do të prodhohen me fondet e partnerëve ndërkombëtarë në Indi, Kinë, Korenë e Jugut dhe vende të tjera.

Grupi i parë i vaksinës u dorëzua në Serbi në 30 dhjetor, ndërkohë që vaksina është aprovuar pa prova shtesë klinike.

Qeveria e Serbisë konfirmoi për Tanjug, se dy milion doza të vaksinës Sputnik V po mbërrijnë në vend.

Muajin tjetër pritet një shpërndarje e madhe e dy milion vaksinave ruse të rëna dakord Sputnik V. Sot, vaksina u pranua nga Presidenti i Kuvendit të Serbisë, Ivica Dačić dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy