
Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg, ndaj vrasësit të 8 personave nga e njëjta familje në fshatin Resulaj në Selenicë. Ridvan Zykaj mbërriti në gjykatë rreth orës 11 të kësaj të hëne ku u përball me njerëz që kërkonin dënimin e tij me vdekje. Zykaj u shfaq në gjykatë me shenja dhunë, ndërkohë asnjë avokat nuk merr përsipër ta mbrojë.



