Gratë e një fshati katalanas votojnë pro larjes topless në pishina

Gratë e një fshati katalanas votojnë pro larjes topless në pishina

Gratë në një fshat pranë Barcelonës kanë votuar për të shkuar në pishinat publike topless, duke hequr një ndalim duke i kufizuar ato për daljen e tyre në pishina dhe plazhe

Vota në L'Ametlla del Valles shkoi 61% pro larjes topless, dhe 39% kundër.

Autoriteti lokal katalanas organizoi votimin rezultati i të cilit është ligjërisht i detyrueshëm për gratë e moshës 16 vjeç e lart, ndërsa në votim morën pjesë 379 persona.

Gratë kërkuan votën pasi policia u paraqit në një nga pishinat verën e kaluar dhe urdhëroi dy gra të vendosnin bikinin e tyre duke mos i lejuar ato të bënin plazh topless.

Një kujdestar plazhi i kishte raportuar ato në polici, shkruajnë mediat vendase.

Rasti nxiti një protestë origjinale nga fshatarët që mbështesnin gratë.

Fshati me 8,000 banorëve është 35 km në veri të Barcelonës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy