
Gjykata e Apelit në Shkodër i ka dhënë të drejtë Partisë Demokratike dega Vau Dejës, për akuzat e ngritura në prokurori për punësimet masive gjatë fushatës elektorale në territorin e Bashkisë Vau Dejës.
Në vendimin e Gjykatës së Apelit kjo e fundit detyron Prokurorinë që të nisë hetime dhe të thërrasë në organin akuzues personat përgjegjës dhe Kryetarin e Bashkisë Vau Dejës si autore të punësimeve elektorale.
Ka qenë përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu i cili në një prononcim për mediat ka zbardhur vendimin e Gjykatës së Apelit.
Nga ana tjetër Logu ka zbuluar edhe prova konkrete që implikojnë administratën e Bashkisë Vau Dejës në këto punësime masive për fushatën elektorale të 25 Prillit.
Logu ndër të tjera deklaroi se këto prova janë vetëm maja e ajsbergut e abuzimeve dhe masakrës elektorale që ka bërë partia në pushtet por deklaroi se këto prova tashmë janë të depozituara në organet e drejtësisë.
Fillimisht prokuroria e kishte pushuar këtë çështje duke mos filluar hetimet për këto akuza të PD por gjykata e apelit vendosi që prokuroria të nisë hetimet për këto akuza të PD për bashkinë Vau Dejës lidhur me punësimet, tendera, subvencione dhe përfitime të tjera që janë bërë gjatë dhe pas fushatës elektorale në 25 prill.



