Në Bashkinë e Vlorës procesi zgjedhor po vijon i qetë dhe pa problematika. Gazetarja Arjola Hasanaj tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se deri në orën 15:00 kanë votuar 9.24% e qytetarëve.
Në Vlorë shënohet një pjesëmarrje 9.24%. Procesi vijon pa problematika. Interesimi i qytetarëve mbetet shumë i ulët. Në orët e paradites pjesëmarrja ka qenë e dobët dhe për shkak të reshjeve. Në mesditë është vërejtur një rritje e lehtë e numrit të votuesve.



