Djali 16-vjeçar i moderatores dhe terapistes amerikane, Laura Berman, humbi jetën nga mbidoza e drogës dhe shkaktar për ngjarjen është “Snapchat”. Ajo dha lajmin tragjik një ditë më parë kishte vdekur pasi kishte konsumuar Xanax me fentanil (lloj droge e përdorur për qetësimin nga dhimbjet e forta), duke paralajmëruar prindërit të vëzhgojnë fëmijët e tyre.
"Djali im i bukur humbi jetën. 16 vjeç. I mbrojtur në shtëpi. Një shitës droge u lidh me të në Snapchat dhe i dha Xanax me fentanil dhe ai kaloi në mbidozë në dhomën e tij. Ata e bëjnë këtë sepse i lidh njerëzit edhe më shumë dhe është i mirë për biznesin, por shkakton mbidozë dhe fëmijët nuk dinë se çfarë po marrin. Zemra ime është shkatërruar plotësisht dhe nuk jam e sigurt se si të vazhdoj të marr frymë. E postoj këtë tani vetëm që të mos vdesë një fëmijë tjetër. Ne i qëndronim shumë pranë. Një nxënës ekselent. Përgatitej për kolegj. Eksperimentimi shkoi keq. Ai e mori drogën në shtëpi. Ju lutemi shikoni fëmijët tuaj dhe SHIKONI veçanërisht SNAPCHAT-in. Aty i marrin”, shkroi ajo në një postim në Instagram ku pozon krah të birit të ndjerë.
Përmes një mediaje Berman u bëri thirrje platformave të mediave sociale të punojnë më shumë për të parandaluar që kjo gjë të ndodhë me një fëmijë tjetër.
"Ne i bëjmë thirrje Snapchat dhe Tëitter të ndihmojnë Policinë e Santa Monica me hetimin e tyre, gjë që sipas policisë është diçka që kompanitë e mëdha të teknologjisë nuk pranojnë ta bëjnë. Dhe ne inkurajojmë çdo prind të menaxhojë mediat sociale të fëmijëve të tyre sa më afër të jetë e mundur”.
Paralajmërimi vjen pak kohë pasi një vajzë 10-vjeçare humbi jetën pasi provoi një sfidë në TikTok.
Burimi: PopSugar



