5 emigrantë kthehen në Itali, 44 dërgohen në kampin e Gjadrit/ Simoni: 48 orët e ardhshme, vendimtare për vlefshmërinë e mbajtjes së tyre (VIDEO)

5 emigrantë kthehen në Itali, 44 dërgohen në kampin e Gjadrit/ Simoni: 48 orët e ardhshme, vendimtare për vlefshmërinë e mbajtjes së tyre (VIDEO)

Ka përfunduar verifikimi i emigrantëve që mbërritën mëngjesin e së martës në portin e Shëngjinit, nga anija e marinës italiane "Casiopea".

Siç njofton për “MCN live”, korrespodenti nga Lezha, Juli Simoni, 5 emigrantë kthehen në Itali, 44 dërgohen në kampin e Gjadrit teksa 48 orët e ardhshme janë vendimtare për për vlefshmërinë e mbajtjes së tyre në Shqipëri.

Pas një procesi verifikimi që zgjati rreth 13 orë, autoritetet vendosën që 5 prej emigrantëve të kthehen në Itali, pasi rezultuan minorenë ose me probleme shëndetësore. Ndërkohë, 44 të tjerë u dërguan në kampin e Gjadrit në tre grupe të ndara.

Transporti i emigrantëve u realizua nën masa të rrepta sigurie, ku ata u shoqëruan nga Policia Shqiptare dhe Karabinierët Italianë.

Emigrantët që u dërguan në kampin e Gjadrit do të presin vendimin e Gjykatës së Romës, që pritet të merret brenda 48 orëve, për vlefshmërinë e mbajtjes së tyre në Shqipëri dhe për kërkesën e tyre për azil.

Shumica e emigrantëve ishin nga Bangladeshi, ndërsa pjesa tjetër vinin nga Egjipti, Bregu i Fildishtë dhe Gambia. Ky kontingjent i tretë i emigrantëve mbërriti pas një pezullimi prej dy muajsh të marrëveshjes mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe homologes italiane Giorgia Meloni, për shkak të vendimeve të gjykatave italiane që kishin urdhëruar në dy rastet e mëparshme dërgimin e emigrantëve në Itali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy