Pas akuzave për ngacmim seksual, Morgan Freeman e “fshijnë” nga fushatat publicitare

Pas akuzave për ngacmim seksual, Morgan Freeman e “fshijnë” nga fushatat publicitare

“Visa” ka prishur kontratën me aktorin Morgan Freeman, pas akuzave që tetë gra kanë ngritur ndaj këtij të fundit për ngacmim seksual. “Jemi vënë në dijeni të akuzave që janë bërë në adresë të aktorit Morgan Freeman. Në këto kushte, “Visa” do të pezullojë fushatën e marketingut pjesë e të cilit është ai”, bëri të ditur kompania.

“Visa” e ka pasur shpesh imazhin dhe zërin e aktorit 80-vjeçar në reklamat e saj. Freeman, zëri i të cilit është përdorur edhe në fushatën presidenciale të Hillary Clinton-it, ka bashkëpunuar në të njëjtën mënyrë edhe me USA CORPS, Save the Children dhe Turkish Airlines.

Edhe TransLink, linja publike e Vankuverit në Kanada ka bërë të ditur se do t’i pezullojë reklamat ku shfaqet Freeman.

Akuzat e para ndaj Freeman dolën në dritë falë gazetarëve të CNN-it, të cilët biseduan me 16 persona në kuadër të një investigimi gjatë të cilit gjysma e të pyeturave thanë se kishin qenë viktima të ngacmimit seksual apo ishin ndier në siklet nga sjelljet e pahijshme të aktorit në kompaninë e tij “Revelations Entertainment”.

Aktori fitues i Oscar-it i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka kërkuar falje ndaj çdokujt që mund të ketë mërzitur me sjelljen e tij.

Vala e akuzave të femrave të Hollivudit ndaj aktorëve meshkuj, producentëve dhe agjentëve nisi tetorin e vitit të shkuar. Denoncimet në media i hapën rrugë lëvizjes #MeToo. Javën e kaluar, ndaj producentit Harvey Weinstein u ngrit akuza për përdhunim dhe ngacmime seksuale.    / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy