Berisha: I gjuajtët me plumba gome në kokë protestuesit. Koçiu: Ti e ke në gen të derdhësh gjak

Berisha: I gjuajtët me plumba gome në kokë protestuesit. Koçiu: Ti e ke në gen të derdhësh gjak

Kreu i demokratëve Sali Berisha akuzoi ekzekutivin për urrejtje ndaj rinisë dhe protestuesve, duke thënë se janë në panik nga rezistenca e tyre.

 

Në fjalën e tij në parlament, ai deklaroi se gjatë protestës asnjë polic nuk u plagos. 

 

Këta janë mashtrues dhe për Edi Ramën janë në gjendje të bëjnë çdo deklaratë, çdo mashtrim. Janë në gjendje të pështyjnë mbi veten e tyre, të bëjnë gjithçka. Asnjë polic i plagosur. Ua tregoj unë historinë.

 

Shkova në urgjencë, kishin dhënë komunikatën se janë 17 policë. Nxirrni një gërvishtje, nxirrni një të plagosur, gënjeshtarë, gënjeshtarë. Përkundrazi, i gjuajtët me plumba gome në kokë, të cilët janë letalë në kokë. I gjuajtët me snajper protestuesit. 

 

Kurse për të rinjtë, janë tmerri juaj. Prisni se është fillimi. Ata do u groposin ju. Ju që keqtrajtuat të rinjtë me qëllim, ju që keqtrajtuat me një urrejtje të jashtëzakonshme të rinjtë në protestë, prisni zemërimin e tyre, se absolutisht ju do pësoni atë që nuk e mendoni kurrë. Do merrni atë që meritoni nga të rinjtë. 

 

Keni mbushur qelitë me 12 adoleshentë sepse sipas jush adoleshentët nuk duhet të protestojnë, por duhet të rrinë në shtëpi. Nuk duhet t’u urrejnë, por duhet t’u duartrokasin. Jo mor jo, rinia shqiptare është zgjuar, do u fshijë ju. Sepse ju jeni ata që qëndroni në themel të vjedhjes së tyre të tmerrshme, të varfërimit, mjerimit të tyre.

 

Në replikë ndaj tij ministrja e Brendshme, Albana Koçiu deklaroi se kreu i opozitës zgjodhi të mos i shikonte policët e plagosur.

 

Ajo e akuzoi Berishën se e ka në gen që të derdhë gjak. 

 

Siç ishe zotrote në spital, isha dhe unë. Por ti zgjodhe të mos shohësh policët e të mbyllje sytë. Je gënjeshtar patologjik, përveçse dhunues dhe porositës kronik i dhunës dhe derdhjes së gjakut. E ke në gen të derdhësh gjak. 

 

Pse nuk i takove policët në spital? Ata u lënduan sepse u porosit dhunë ndaj tyre. Në vend të kesh turp e të distancohesh nga dhuna, thua nuk u dëmtua asnjë polic. 

 

Ndaj të ka dënuar historia, i ke fantazmat në dollap. Nuk u shpëton dot shpirtrave të atyre që ke vrarë, do të përndjekin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy