Një film për Hugh Hefner, ja kush do ta luajë rolin e tij

Një film për Hugh Hefner, ja kush do ta luajë rolin e tij

Vetëm pak ditë pas vdekjes së Hugh Hefner, është paralajmëruar xhirimi i filmit për jetën e tij, ku rolin kryesor do ta luajë Jared Leto, transmeton KosovaPress.

Regjisor i filmit do të jetë Brett Ratner (48), i cili do të merret me filmin biografik të themeluesit të revistës Playboy. Ai beson se Leto do të luajë me sukses rolin e Hefner.

"Ne jemi miq të vjetër. Kur dëgjoi se kam marrë të drejtat për rrëfimin mbi Hugh, menjëherë më tha: "Unë dua të luaj atë. Dua që ta kuptoj”. Unë me të vërtetë besoj se Jared mund ta bëjë këtë. Ai është një nga aktorët më të mëdhenj”, tha Ratner.

Ai planifikon që të bëjë më tepër se sa vetëm një film.

"Dua që ajo të jetë një ngjarje e madhe," tha ai.

Dyshja nuk ka punuar më parë së bashku, dhe filmi filloi të përgatitet dhe para vdekjes Hefner.

Ratner kishte planifikuar të takojë Leto me themeluesin e Playboy gjatë ditëlindjes së tij të 91-të, por ai nuk ishte i disponuar për mysafirë, për shkak të shëndetit të dobët.

"Ka mjaft xhirime të Hefner, ndërsa Jared do të marrë informacione të mjaftueshme. Nuk do të jetë problem që ai nuk e ka njohur", tha Ratner.

Leto është fitues i çmimit Oscar për rolin e gruas transeksuale në filmin "Dallas Buyers Club".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy