SPAK sekuestron pasuritë e vëllait dhe ish-bashkëshortes së baronit të drogës Gëzim Çela

SPAK sekuestron pasuritë e vëllait dhe ish-bashkëshortes së baronit të drogës Gëzim Çela

SPAK ka sekuestruar sot pasuritë e të afërmve të Gëzim Çelës, një prej kokave të trafikut të kokainës dhe heroinës në Europë, raporton gazetari Arsen Rusta. 

Bëhet fjalë për 9 asete, nga njësi tregtare, apartamente dhe makina luksoze në pronësi të vëllait të tij Naim Çela, ish-bashkëshortes Miranda Thardori, si dhe të afërmve të Arlind Ismajlukajt, ish-shef policie i proceduar në kuadër të operacionit. 

Dyshohet se pasuritë e sekuestruara kanë ardhur nga paratë e trafikut të drogës.

Kujtojmë që Gëzim Çela është ekstraduar pak javë më parë nga Kosova në Shqipëri. Ish-punonjësi i Policisë, Gëzim Çela i shpallur në kërkim për trafik droge, është arrestuar në Kosovë, ku përdorte një identitet tjetër, Bekim Bajraktari.

Çela njihet si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore. Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë.

NJOFTIMI 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vijim të veprimeve proceduriale në lidhje me procedimin pasuror Nr.14, të vitit 2023, në kuadër të të cilit me vendimin Nr. 27, datë 09.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka sekuestruar disa pasuri të personave të dyshuar, si të përfshirë në veprimtari kriminale të trafikimit të narkotikëve (njoftimi i mëparshëm https://spak.gov.al/njoftim-per-shtyp-date-10-10-2023/ ), ka vijuar me veprimet hetimore, në lidhje me evidentimin dhe gjurmimin e pasurive të dyshuara me burim të paligjshëm.

Në kuadër të veprimeve hetimore e proceduriale, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në Ligjin Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, (i ndryshuar), me vendimin Nr. 13, datë 17.03.2024, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, duke vendosur masën provizore të sekuestros të pasurive si më poshtë:

1.     Pasurisë së llojit “Njësi Tregëtare”, me sipërfaqe 237 m2, në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 321 120 Euro (sipas kontratës së porosisë së datës 18.02.2008);

2.     Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe 74 m2, në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 42 200 Euro;

3.     Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 77, 2 m2 në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 40 000 Euro;

4.     Automjetit BMW X3 3.0D, në pronësi të shtetasit N.Ç.;

5.     Automjetit furgon i markës Mercedes Benz, Tipi 639, Modeli Vito 109 CDI, në pronësi të subjektit N.Ç.;

6.     Shuma monetare në total prej 4 576 585 Lekë, në llogaritë bankare të shtetasit N.Ç;

7.     Shuma monetare në total prej 57 219 Euro, përkatësisht në llogarinë bankare të shtetasit N.Ç. dhe e sekuestruar CASH shtetasit G.Ç;

8.     Subjektin “X…….” sh.p.k., me administrator dhe ortak të vetëm shtetasin G.Gj, të gjitha asetet e tij, si pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme, llogari bankare etj, duke përfshirë dhe pasuritë e luajtshme, automjetet si më poshtë vijon:

 

·       Volkswagen Golf, prodhim i vitit 2015;

·       B.M.W., prodhim i vitit 2011;

·       Volkswagen, prodhim i vitit 2006;

·       Audi, prodhim i vitit 2007;

·       B.M.W., prodhim i vitit 2004;

·       Fiat “Doblo”, prodhim i vitit 2014;

·       Mercedez Benz, prodhim i vitit 2010;

·       Daimler Chrysler, prodhim i vitit 2007;

·       Volkswagen Golf, prodhim vitit 2009;

·       Volkswagen Golf Tdi, prodhim i vitit 2016

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy