Emigracioni, Bakalli: Shteti të mos e shohë si mundësi zëvendësimin e shqiptarëve me afganë

Emigracioni, Bakalli: Shteti të mos e shohë si mundësi zëvendësimin e shqiptarëve me afganë

Nador Bakalli, Anëtar i Kryesisë, Diaspora për Shqipërinë e lirë deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se largimi i të rinjve nga Shqipëria po ndodh pasi ata nuk gjejnë bazat kryesore në vend si arsimi, shëndetësia, drejtësia.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Bakalli tha se po ndahen familjet dhe se shteti nuk duhet ta shohë si mundësi që të përmbushë vakumet e vendit me afganë apo njerëz nga Bangladeshi.

Ka shumë gjera që emigracioni i prek. Shpopullimi vendit është fenomen negativ që shtrihet prej shumë vitesh dhe është në rritje, prisnim që pas 32 vitesh të frenohej dhe të rifillohej rikthimin. E patë çfarë ndodhi në La Mansh, aty ishte dhe një djalë shqiptar. Rinia shqiptare çan ferrën, dhe gjen emigracionin si të vetmen mundësi. Ekonomia e vendit, nuk përmbush asnjë vakum pasi ikin mjekët infermierët e mësuesit. Po ndahen familjet, po ngelen të moshuarit, rinia po merr risqe të jashtëzakonshme. Po ikin me metoda johumane. Vendi nuk ofron as mundësitë minimale për të ardhmen e të rinjve, s’ka arsim, as shëndetësi, as drejtësi të pavarur, s’ka asnjë nga fondamentet që kemi gjetur në perëndim. Nuk duhet të merremi të zëvendësojmë shqiptarët. Nuk mundet t1ë mbushet vakumi i një vendi homogjen me minoritete, kjo është llafollogji, fokusi duhet të jetë tek fondamentet bazë.

Inflacioni në Kanada është më i ulët se në Shqipëri sidomos për artikujt e shportës. Unë gjykoj, këto remitanca çohen për të mbajtur familjet gjallë nuk kanë ndikuar shumë. Kanë ndikuar dhuratat e luksit, apo gjërat jo të domosdoshme për familjet. Një njeri që është emigrant dhe ka familjen këtu do e çojë remitancën, inflacion ose jo.

Është mëse normale dhe ndodh që në të gjithë botën profesionistët të lëvizin. Po ka diferencë se dikush ikën se emigracioni është e vetmja mundësi, dhe kur një profesionist largohet për një mundësi. Ne jemi tek e para. Një profesionist, përveç të ardhurave që po i shterojnë nga inflacioni dhe taksat ata përballet me një mungesë shprese për të ardhmen. Ne flasim për t’i siguruar këtij profesionisti mundësi. Shqipëria shpenzon nga PBB vetëm 2% për arsimin. Shifra që kur profesionisti i sheh thotë çfarë pune kam unë këtu. Duhen parë fondamente se çfarë ofron qeveria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy