
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është marrë i pandehur për aferën me inceneratorin e Elbasanit.
Gazetari Arsen Rusta tha në studion e lajmeve në MCN Tv, se SPAK ka mundur të vërtetojë së paku në 6 raste aktivitetin korruptiv të Ahmetaj dhe shtoi se mbi ish-zëvendëskryeministrin rëndojnë 3 akuza.
Për Ahmetaj është dosja 277/1, për të cilën SPAK, përkatësisht prokurorja Millonai dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka bërë një hetim intensiv ku ka mundur së paku në 6 raste të vërtetojë aktivitetin korruptiv kur Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, duke i paguar faturat dhe duke i dhënë të mira materiale ka konsumuar veprën penale të korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë, apo zgjedhjeve vendore, Ahmetaj ka qenë dhe deputet.
Ahmetaj i është shmangur drejtësisë, është në arrati, por nëpërmjet avokatëve të cilëve ai i ka lënë prokurën ka marrë dijeni dhe sot në orën 14:00 ata janë paraqitur në SPAK. Hetimet kanë përfunduar edhe për shkak të afatit hetimor, maksimumi është data 22 marsi për veprat penale të pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, por në këtë pikë dhe të korrupsionit meqenëse janë të bashkëlidhur. 3 janë akuzat: korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurish.
Po ashtu Rusta bëri me dije se mandat-arresti për Ahmetaj është me kartelë të kuqe, që do të thotë ai konsiderohet si person shumë i kërkuar.
Ai do duhet të arrestohet, fakti juridik që deri tani nuk ka ndodhur. Ka ndodhur me Mërtirin, dhe Gugalljan, me Zoton ende nuk ka ndodhur. Ata janë në një proces juridik dhe administrativ në Gjykatën e Vjenës ku ata kërkojnë mospranimin e kërkesës së autoriteteve shqiptare për t’i ekstraduar sepse sipas tyre është proces i montuar dhe përmbajtje politike që i cenon sigurinë. Për Ahmetajn do duhet të ezaurohet faza e parë, ndalimi i tij, komunikimi i mandat-arrestit ndërkombëtar që deri tani nuk ka ndodhur . Ahmetaj ka dalë në media, por policia zvicerane, në adresën që ai ka dhënë në Lugano ende nuk i ka komunikuar mandat arrestin e Interpol Tiranës. Unë kam mundur të konfirmoj se është një mandat arresti me kartelë të kuqe, konsiderohet tek personat shumë të kërkuar.
Më tej Rusta tha se nëse Ahmetaj gjendet fajtor, rrezikon deri në 10 vite burg.
Me këto vepra penale, pa 10 vite burg, nuk del, gjithmonë nëse do gjendet fajtor. Letrat thonë aq ai ka firmosur.



