Gazprom, nuk mund të sigurohet funksionimi i Nord Stream

Gazprom, nuk mund të sigurohet funksionimi i Nord Stream

Gazprom nuk mund të garantojë funksionimin e duhur të gazsjellësit Nord Stream, bëri të ditur kompania ruse në një njoftim për media.

“Gazprom nuk ka asnjë dokument që tregon se Siemens është në gjendje të marrë turbinën me gaz për stacionin e kompresorit Portovaya jashtë Kanadasë, ku ajo është duke u riparuar. Në këto rrethana nuk është e mundur të garantohet funksionimi i sigurt i stacionit të kompresorit Portovaya, i cili është një strukturë themelore për gazsjellësin Nord Stream", thuhet në deklaratën e cituar nga Tass.

Qeveria e Berlinit e ka mirëpritur vendimin ditët e fundit të Otavës. për të zhbllokuar dorëzimin e turbinës që pritet të instalohet nga Siemens, e konsideruar thelbësore nga Moska për të operuar në Nord Stream.

Më 11 korrik, Gazprom filloi punën e mirëmbajtjes, e cila pritet të zgjasë 10 ditë. Por Gjermania dhe Evropa kanë frikë se reduktimi mund të zgjatet për shkak të një zgjedhjeje politike të Kremlinit. Gjigandi rus i gazit tashmë ka reduktuar më parë furnizimet e tij duke u ankuar për problemin e turbinave.

Gazeta Globe and Mail shkruante se njëra prej turbinave do të ishte rrugës për në Evropë, ndërsa pesë të tjerat do të dorëzoheshin brenda dy viteve. BE-ja ka specifikuar se teknologjitë që lidhen me transportin e gazit nuk janë subjekt i sanksioneve, pavarësisht kundërshtimeve të Ukrainës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy