Kosovë, vijojnë kërkimet për dy policët e zhdukur

Kosovë, vijojnë kërkimet për dy policët e zhdukur

Që prej mëngjesit të së dielës, njësitet e FSK-së dhe policia e Kosovës vijojnë kërkimet për dy policët e zhdukur në lumin Lepenc.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës.

Përveç Policisë së Kosovës dhe FSK-së në këtë operacion janë angazhuar, zjarrfikësit dhe KFOR-i. Kërkimet po kryhen edhe në territorin e Maqedonisë, ku shtrihet lumi Lepenc.

Dy policët e Kosovës, Armend Trena dhe Malësor Dashi, ndërsa udhëtonin me mjetin e policisë tip “Nissan”, dolën nga rruga në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit dhe përfunduan në lumë.

Deri më tani është gjetur vetëm automjeti.

Dy policët e zhdukur kishin pak kohë që ishin bërë pjesë e Policisë së Kosovës. Në momentin kur ndodhi aksidenti, ata ishin në orar të punës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy