Përmbytjet në Laç kanë shkaktuar edhe viktimën e parë. Kol Menga 48-vjeç ka rënë aksidentalisht në një kanal dhe ka gjetur vdekjen si pasoje e prurjeve të mëdha të ujit dhe rreshjet e dendura të shiut.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40 të së hënës teksa 48-vjeçari po kthehej në banesën e tij.
Rreshjet e dendura të shiut në Laç dhe Milot kanë shkaktuar dëme të shumta materiale. Uji ka deportuar në katët e para të banesave dhe bizneseve ndersa rezulton se 50 prej tyre ndodhen nën pushtetin e ujit.
Ndërkohë rreshjet kanë vështirësuar edhe qarkullimin e automjteve në shumë akse rrugore.
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ishte mbrëmjen e së hënës në Laç ku ndoqi nga afër situatën.
Në gadishmëri për evakumimin e banorëve kanë qënë forcat e Policisë së Komisariatit Kurbin dhe grupe të FNSH-së.



