Parandalohet sulmi në Zveçan, Kurti kritika shefit të diplomacisë evropiane

Parandalohet sulmi në Zveçan, Kurti kritika shefit të diplomacisë evropiane

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një sulm terrorist pasi kapi një makinë me armatim dhe eksploziv në Zveçan. “Kjo është edhe një dëshmi e radhës që Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook. Më herët kryediplomati evropian Josep Borrell i ka rënë kambanave të alarmit për mundësinë e përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës. “Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; ndjekur nga retorika e fortë nga Serbia. Pavarësisht takimit për menaxhimin e krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë”. Por sipas kryeministrit Kurti, përhapja e panikut i ndez më shumë tensionet. Ai kërkoi që të konfirmohen burimet para se të publikojnë lajme. “Përhapja e panikut dhe pretendimeve të rreme vetëm ndez tensionet dhe ndihmon ata që kërkojnë t’i përshkallëzojnë ato. Një thirrje për të gjithë: ju lutemi konfirmoni burimet tuaja dhe prisni informacione zyrtare nga institucionet e Kosovës përpara se të vendosni të angazhoheni publikisht në transmetimin e lajmeve ose parashikimin e ngjarjeve”. Ai e cilësoi si rutinë stërvitjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e jugut. “Stërvitjet e Regjimenti III të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut janë aktivitet rutinë, i planifikuar çdo vit, për të cilin KFOR-i ishte plotësisht i informuar”. Edhe pse palët, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç u takuan në Bruksel për të ulur tensionet, bisedimet nuk sollën rezultat. Aleatët ndërkombëtarë mbeten të shqetësuar për situatën në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy