Austria i kërkon BE-së të korrigjojë shpërndarjen e vaksinave

Austria i kërkon BE-së të korrigjojë shpërndarjen e vaksinave

Liderët e disa vendeve qendrore dhe evropiane po bëjnë presion mbi Bashkimin Evropian për të ngritur një "mekanizëm korrigjues", me anë të të cilit të korrigjohen pabarazitë në shpërndarjen e vaksinave brenda bllokut prej 27 vendesh.

Kancelari austriak Sebastian Kurz priti homologët e tij çekë, bullgarë dhe sllovenë në Vjenë të martën, ndërsa liderët letonezë dhe kroatë u bashkuan me anë të videokonferencës, për kërkesën që ai e ngriti për herë të parë javën e kaluar.

Gjatë takimit, liderët thanë se megjithëse BE kishte rënë dakord për shpërndarjen e vaksinave mbi bazë për frymë, disa vende kanë marrë shumë më tepër se të tjerët.

Kurz tha se disa vende anëtare mund të vaksinojnë popullsinë e tyre nga mesi i majit, por të tjerët mund të zgjasin deri në 10 javë më shumë, dhe "kjo do të krijojë  tension brenda Bashkimit Evropian dhe nuk do të kuptohet nga evropianët".

Kryeministri bullgar Bojko Borisov tha se zgjedhjet do të mbahen në vendin e tij brenda dy javësh (4 prill) dhe "ne duam të vaksinojmë njerëzit në mënyrë që ata të mund të votojnë në paqe."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy