Biznesi i vogël, Soko: Sistemi që kemi zgjedhur është një luftë model xhungle

Biznesi i vogël, Soko: Sistemi që kemi zgjedhur është një luftë model xhungle

Në studion e emisionit “MCN Economy”, eksperti Pano Soko tha se sistemi ekonomik në vend favorizon biznesin e madh. Kjo i vë bizneset e vogla para sfidave të vazhdueshme.

Ndarja në fasha që i kemi bërë biznesit do të duhej të funksiononte në një treg të stabilizuar. Por tregu ynë nuk është i tillë. Biznesi i vogël e ka të vështirë të mbijetojë. Kapitalizmit tenton drejt të madhit. Kjo është një sfidë e vërtetë. Është brenda rregullave të lojës që bizneset e mëdha premtojnë të kapin copa të mëdha tregjesh: qendra tregtare, qendrat e mëdha të shërbimeve. Kjo sfidë për shkak të dinamikës arkitekturore që pëson tregu është sfida e vërtetë.

Kostot e biznesit të madh janë 5-6 herë më pak.  Tregu do të tentojë të shkojë te i madhi. Pesha aktuale biznesit të madh ka ardhur duke u rritur. Kemi pasur 98% biznes të vogël, 2% biznes i madh. Sot jemi në raportin 93% me 7%. Është një model xhungle, ku i madh ha të voglin.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy