
12 Komisionarët e Vetingut kërkojnë të bëhen gjyqtar apeli në përfundim të mandatit të tyre.
Me përmbylljen e procesit të veting ata kërkojnë ndryshimin e ligjit për statusin e magjistratit përkatësisht neni 166 pika 6 e cila do ti jepte atyre mundësinë të emëroheshin gjyqtar në apel.
Juristi Redon Meksi, në një prononcim për emisionin “FactCheck”, vlerëson se këtu bëhet fjalë për konflikt interesi, sepse që në fillim të Reformës në Drejtësi dihej qe nga magjistratët nuk merrej statusi i gjyqtarit.
Kjo nis që në fillim të Reformës në Drejtësi, ai që dinte ta lexonte reformën ne drejtësi, e kishte të qartë që do vinte një ditë që ata ne nuk s’do kemi gjyqtarë.
Nuk ke si ti kesh, nuk i prodhon dot. Bazuar te pjesa që ne kemi mungesë pjesën e gjyqtareve ofrojnë veten tonë, ngjan absurde. Këta nuk duhet të ishin që në fillim, për mendimin tim por ashtu u vendos.
Kjo ka konflikt interesi, sepse ti nuk e ke të parashikuar, ti e dije paraprakisht qe nuk do të ndodhte kjo gjë, tani ti kërkon të marrësh statusin e gjyqtarit. Mendimi im si logjikë është më mirë të futen këta, sesa studentët mediokër.
Sipas avokatit Meksi, mënyra se si ata e kanë kërkuar përmes kësaj kërkese, nuk është në rregull. Mungesa e gjyqtarëve mund të zgjidhej në forma tjera, thotë ai.
Por mënyra se si këta e kërkojnë nuk është në rregull, sepse mungesa e gjyqtarëve mund të zgjidhet në shumë forma, duke ndryshuar ligjin, duke futura avokatët më 15 vite profesion, të bëjnë edhe vetingun kaloj të gjitha hapat. Mos i ngatërro studentët,
Po bëjnë diskriminim ndaj neve të tjerëve. Politika ka shumë shanse të jap ‘ok’, sepse kanë mungesë, nuk kanë gjyqtarë.



