Zekthi: Lëvizja e Berishës bolshevike dhe leniniste, nuk diskutohet të takohet me Mike Pence

Zekthi: Lëvizja e Berishës bolshevike dhe leniniste, nuk diskutohet të takohet me Mike Pence

Analisti Fitim Zekthi e konsideroi si bolshevike dhe leniniste lëvizjen e nisur nga Sali Berisha në shtator, kohë kur ish-kryeministri u përjashtua nga grupi parlamentar i PD.  

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv Zekthi tha se Berisha nuk do të jetë pjesë e diskutimeve me ish-zv.Presidentin amerikan Mike Pence.

Zekthi tha se nuk beson të ketë pasur një komplot nga e ashtuquajtura “mafie sorosiane” në dëm të Berishës.

Nuk diskutohet që Berisha të jetë pjesë e takimeve. Nuk kam qejf që të bëj profilin e Berishës, kam qenë për shumë gjëra përkrahës. S’kam qenë dakord kurrë për gjuhën e shantazhit, asgjësimit, sepse është reminishencë e vjetër. Kjo lëvizje që nisi në shtator është bolshevike, leniniste, deligjitimon tjetrin, nxit oreksin e turmit. Është fyese ideja që kjo gjëja është nxitur nga Sorosi (non grata). Administrata ka marrë këtë vendim. Mike Pence do vijë dhe është simbolika e konservatorizmit në Partinë Republikane. Zemra konservatore është ky njeri. Nuk ka një komplot ndaj Berishës në SHBA, dhe as vendim të marrë nga mafia sorosiane. Unë s’jam dakord sepse s’mendoj që është Berisha i pari. Do kishim të tjerë përpara, por është vendim i atyre, s’mund ta gjykojmë dot. Nëse do kishte përpjekje për të luftuar korrupsionin s’duhej të nisej nga ky, që ka 8 vjet i larguar nga pushteti. Unë akuza konkrete s’bëj dot. Në Shqipëri hyhet te krevati, nëpër letra”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy