Terminali, pronari i tokës: Veliaj më propozoi t’ia shes një të huaji

Terminali, pronari i tokës: Veliaj më propozoi t’ia shes një të huaji

Pronari i tokës ku do të ndërtohet terminali i autobusëve në kthesën e Kamzës kundërshton nisjen e punimeve dhe pretendon se pronën ia kanë njohur 6 vendime gjykate, duke përfshirë edhe atë Kushtetuese. Hajdin Qevani, në një intervistë për Tema tv paraqit dokumentacionin përkatës dhe shpreh shqetësimin e tij për këtë çeshtje.

 

Ai ka kontaktuar menjëherë me bashkinë e Tiranës dhe thotë se ka hasur në arrogancë

 

Deklarimi i Hajdin Qevanit:

 

Bashkia e Tiranës ka hapur një tender. Me marrjen vesh të këtij lajmi unë direkt i telefonova  kryetarit të Bashkisë. Telefonin s’ma hapi. Me mesazh i thashë: z Kryetar, jam një nga trshëgimtarët e pronës, kërkoj një takim urgjent që unë të njihem si pronar i pronës te kthesa e kamzës. Pëgjigje zyrtare nga Bashkia nuk kam fare. Në një takim me drejtoreshën juridike të Bashkisë, përkundrazi, vetëm me prit si qytetar dhe si pronar më ka thënë: Ke mundësi që këtë pronën t’ua shesim firmave të huaja që do të vijnë për ndërtim?. Unë i kam thënë jo. Kundërshtimi jonë me forcë është se bashkia e Tiranës ka qenë palë në të gjithë gjyqet që ne kemi pasur. Është një kalvar i të gjithë proceseve gjyqësore duke filluar që në 2008, që kemi marrë kthimin dhe kompesimin e pronave dhe në janar ka dalë vendimi nr 1 i Gjykatës Kushtetuese që është botuar edhe në fletoren zyrtare. Ky vendim ka marrë formën e prerë që kjo pronë është e trashëgimtarëve dhe të regjistrohet pranë Hipotekës me certifikatë pronësie. Dokumentet i kemi paraqitur edhe në Bashkinë e Tiranës, duke çuar edhe vendimin e gjykatës kushtetuese, por ata nuk e njohin dhe mashtrojnë. Thonë se toka është e jona. Ne çfarë kemi si pronar, pse nuk pyetemi për këtë tender, pse mos jemi dhe ne bashkëpronar në ngritjen e këtij terminali? Ne i kemi thënë bashkisë që këtë e bëjmë ne, firmat i kemi nga Italia, e bëjmë gjithë ndërtimin, ti vetëm eja prit shiritin. Pse të mos pyetemi ne?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy