Edhe pse opozita ka ditë proteston para zyrës së kryeministrit Rama dhe situate politike në vend nuk është aspak pozitive, kreu i qeverisë vazhdon të gjej pak kohë të lire për të replikuar me komentuesit në rrjetet sociale.
Pas videos të publikuar nga Edi Rama në profilin e tij në “Facebook” në lidhje me pjesëmarrjen në aktivitetin për 7 Marsin në mësonjëtoren e parë të gjuhës shqipe, kanë filluar edhe komentet e qytetarëve në lidhje me arsimin.
Komentet kanë qenë të shumta por Rama ka zgjedhur disa prej ture që ti kthej përgjigje pas akuzave të tyre në drejtim të qeverisë që ai drejton.
Ja disa prej replikave mes Ramës dhe disa prej komentuesve
Qytetari: o zonje vec nje veretje te vogel te bej,,qe flisni cfare kane shkruajtur ? ministrja mund te flase dhe pa lexu,,,ministrja duhet te flase rrjedhshem,,,?
Edi Rama: Ilir ke ndonje verejtje per ato qe tha ministrja?
Qytetari: Cfare reforme po thua ne arsim jo ketu ne ku banoj une po behet reforme se kush coban ose cobaneshe te futet ne arsim nese keni kurajo mund ta verifikoni
Edi Rama · Ku banon ti Haki dhe kush jane konkretisht "çobanet" dhe "çobaneshat" qe te paskan shqetesuar kaq shume?
Qytetari: Po kuje qen tash kater vjet apo tani Jan votat ti vukarejte ke fut ne burge tani thua do beh shiprin
Edi Rama Nikoll, une ketu kam qene, ketu jam dhe ketu do jem, ti ku ke qene qe me pyet?!
Qytetari: Paga e mësuesit në vendin tonë është qesharake aty duket edhe niveli i arsimit tonë që nuk njihet në asnjë vend të Botës . Keqardhje për themelin e dijes dhe të ardhmes, Mësuesit e nderuar.
Edi Rama Paga e mesuesit ne vendin tone eshte krejt e krahasueshme me pagen e mesuesit ne rajon!
Qytetari: Me keqardhje por më dobët se sot arsimi nuk ka qënë asnjëherë në vendin tonë. Brravo ju që e kujtoni këtë ditë . Korça është djepi i kulturës Shqiptare.
Edi Rama: Gabon Tonin! Arsimi ne vendin tone ka filluar te rilinde dhe kete tregoi edhe testi nderkombetar Pisa2015
Qytetari: Bravo prer penalizimin e shum studenteve pasi paguan taksen tn nuk kane te drejte te fillojne sezonin
Edi Rama: Kjo eshte pa lidhje sepse nuk ekziston as nje takse per te filluar sezonin dhe as nje fillim sezoni qe varet nga taksa!
Qyetetari: Ky edi qe e doni ju ne pushtet akoma po ju mer shpirtin te gjith shqiptarve ore o budallenje kaq nuk kuotoni ju ore po he se po e mbajti dhe 4 vite te tjera ky edi do e shifni mir se qfar do ju gjej me ket kryeminister juve po he
Edi Rama: Po pse ty Agron cfare te ka gjetur per shembull?



