Një gjykatë në Rusi mori sot vendimin për të lënë në burg për 1 muaj, 30 dit, liderin e opozitës Aleksei Navalny. Ky i fundit u arrestua menjëherë sapo mbërriti në Rusi të dielën, pasi kishte thyer një dënim me kusht për t’u paraqitur në stacionin e policisë në muajin dhjetor.
Arsyeja e mosparaqitjes ishte se navalny po kurohej në Berlin pas helmimit me agjentin nervor Noviçok, që desh i mori jetën në muajin gusht. Për këtë Navalny akuzoi qeverinë me në kryer Vladimir Putin.
Sipas prokurorëve 44-vjeçarin ka shkelur kushtet e një lirimi me kusht, pasi është dënuar për përvetësim të pronave. Dënimin, por edhe arrestimin e tanishëm, Navalnu e ka cilësuar si të motivuar politikisht. Sakaq udhëheqësit amerikan, por edhe europian kanë bërë thirrje për lirimin e tij.
Seanca gjyqsore për Navalny-n u organizua këtë të hënë në një stacion policie në Khimki, në periferi të Moskës, atje ku lideri i opozitës kaloi natën. Gjykatësi urdhëroi ndalimin e Navalny deri në 15 shkurt për shkeljen e lirisë me kusht, ndërsa caktoi një seancë dëgjimore me 29 janar, për të zgjatur apo për të lënë me kaq dënimin e tij.
Për gjithçka ka ndodhur sot Navalny tha se ishte një ‘tallje me drejtësinë’ dhe e cilësoi seancën gjyqsore si ‘paligjshmëri të shkallës së lartë’. "Mos kini frikë. Dilni në rrugë, jo për mua, por për veten tuaj, për të ardhmen tuaj,”-tha Navalny nëpërmjet një video të publikuar nga stacioni i policisë.



