Rama thumbon kyebashkiaken e Shkodrës: Krevatin e gjumit të Bashës në Tiranë ia kanë dhënë Voltanës (VIDEO)

Rama thumbon kyebashkiaken e Shkodrës: Krevatin e gjumit të Bashës në Tiranë ia kanë dhënë Voltanës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në qytetin e Shkodrës ku shpërndahu 1 mij lehe për legalizimet.

Por gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se në Shkodër një numër prej 116 mijë familjesh janë pajisur me titullin e tyre të pronësisë.

“Sot janë jo pak por 116 mijë familje që kanë titullin e tyre të pronësisë. Që investimin e jetës së tyre, gjakun e tyre e kanë tashmë të regjistruar, në të cilin mund të bëjnë ç’të duan dhe askush nuk mund dot më t’ua prishë. Të gjithë ata që kanë shtëpinë e legalizuar sot, janë të vetëdijshëm që është një proces që e bëjmë vetëm ne, dhe e çojmë deri në fund vetëm ne. Ju jeni dëshmitarë që sot legalizimin e merrni pasi stafi ynë i ALUIZNI-t ju ka ardhur nëpër shtëpia e ju ka ndihmuar të plotësoni dokumentet, dhe jo të shkoni ju tek dera e ALUIZNI-t. Kush e ka tokën e vet, e ka falas, por kush e ka tokën e tjetrit paguan një lloj kontributi që mos t’ju vijë  stërnipi i pronarit e të thotë që shiko se toka është e imja,” tha Rama.

Por kryeministri nuk haroi pa hedhur edhe disa thumba në adresë të kryetares së Bashkisë, Voltana Ademin. Rama u shpreh se Bashkia e Shkodrës nuk ka bërë asgjë, ndërsa qeveria ka bërë shumë.

“Bashkia e Shkodrës është bashkia më shembullore për gjumë, dhe nuk e çan kokën për familjet. Më vjen keq që atë që e hëngri Tirana deri në 2015-n, tani po e ha Shkodra. Më vjen keq që gjumin e Tiranës e kanë çuar në Shkodër, dhe që krevatin e gjumit të Bashës në Tiranë ia kanë dhënë Voltanës,” tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy