U tremb nga makina, 34-vjeçari në Tiranë thyen mjetin dhe rreh me sende të forta drejtuesin

U tremb nga makina, 34-vjeçari në Tiranë thyen mjetin dhe rreh me sende të forta drejtuesin

Një ngjarje e pazakontë është rregjistruar ditën e sotme në kryeqytet.

34-vjeçari Robert Skara është bërë protagonist i dëmtimit të një makine dhe më pas të shoferit të saj, pasi fillimisht është trembur nga automjeti teksa ka qenë duke kaluar me monopatinë në rrugën "Konferenca e Pezës" tek "Ish Qyteti i Nxënësve".

Më pas Skara ka hipur mbi automjet dha ka thyer xhamin, ndërsa më pas e ka dëmtuar më tej atë. Ai nuk është ndalur këtu pasi më tej ka goditur me grushte dhe sende të forta drejtuesin K. B.

Gjithsesi terrori i 34-vjeçarit ka përfunduar me kaq, pasi në këto momente ka ndërhyrë policia e cila më pas ka bërë shoqërimin e tij. Tani Skara do të përballet në gjykatë me tre akuza; "Shkatërrim i pronës me dashje‘’,’’ Plagosje e lehtë me dashje’’ dhe ‘’Kanosja" .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy