Sulmohet spitali në Kabul, raportohet për 15 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Sulmohet spitali në Kabul, raportohet për 15 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Rreth 15 persona kanë humbur jetën pas sulmeve me bombë në spitalin e Kabulit në Afganistan.

Mediat e huaja bëjnë me dije se 34 persona të tjerë u plagosën gjatë sulmit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Qari Saeed Khosty tha se shpërthimet ndodhën në hyrje të spitalit Sardar Mohammad Daud Khan.

“Forcat e sigurisë janë vendosur në zonë,” tha ai në Twitter.

Zyrtarët thanë për Aljazeera se shpërthimi i parë ndodhi kur një kamikaz shpërtheu një bombë në hyrje të spitalit. Pak minuta më vonë, një tjetër kamikaz shpërtheu një bombë të dytë, e cila besohet të jetë katalizatori i numrit të madh të viktimave.

Reuters tha se fotografitë e shpërndara nga banorët tregonin një shtëllungë tymi mbi zonën e shpërthimeve pranë ish-zonës diplomatike në zonën Wazir Akbar Khan të qytetit dhe dëshmitarët thanë se të paktën dy helikopterë po fluturonin sipër.

Spitali është sulmuar dhe më parë nga Shteti Islamik në vitin 2017, duke vrarë më shumë se 30 njerëz. Grupi radikal ka paraqitur sfida serioze sigurie për talebanët që kur ata pushtuan Kabulin gushtin e kaluar.

Që atëherë, grupi mori përgjegjësinë për një seri sulmesh të ngjashme në xhamitë shiite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy