Tragjedia në Korçë/ “Si i gjetëm të vdekur dy fëmijët dhe babanë e tyre”

Tragjedia në Korçë/ “Si i gjetëm të vdekur dy fëmijët dhe babanë e tyre”

Motra e Naum Toshit, 41-vjeçarit që u mori jetën dy fëmijëve të tij në Korçë, tregon se trupat e viktimave u gjetën nga babai i saj.

“Erdhi babai në mëngjes që hapi derën, se babai rri nga shtëpia ime dhe tha: Ka varur veten dhe dy fëmijët”, tregon ajo.

Motra e Toshit hedh dyshime se ngjarja ka ndodhur pas largimit të gruas nga shtëpia.

“Nuk e di ngaqë ka ikur nusja, ka që në datën 17 që ka ikur. Nuk është se e kishte të saktë nusen. E kishte në Greqi, e mbajti sa e mbajti andej e dërgoi këtej. Edhe këtu mori rrugë të keqe edhe tani e bëri këtë”, tregon ajo.

Ajo tregon se fëmijët ishin të moshës 4 dhe 6 vjeç. Djali i madh ishte nga një martesë e mëparshme e gruas.

“Në klasë të parë i madhi. Po e kishte të sjellë atë të madhin. Vëllanë e pashë unë të varur, fëmijët nuk i pashë”, tregon ajo.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy