
Pavarësisht mospëlqimit të disave, Italia do të bëhet zyrtarisht vendi i pare i G7-s që do të mbështesë programin e diskutueshëm kinez të infrastrukturës “Belt and Road”, me vlerë 1 trilion dollarë. Presidenti kinez, Xi Jinping, është sot në Romë, ku është takuar me homologun Sergio Matarella.
Një takim 20-minutësh në Presidencë mes dy krerëve të shteteve konkludoi me një konferencë të përbashkët shtypi, gjatë të cilës të dy palët konfirmuan se bashkëpunimi me Kinës dhe Italisë do të forcohet.
Çfarë është Belt and Road? Për të kuptuar më mirë programin e kinezëve, le ta fillojmë me një pyetje: Sa të përbashkëta mendoni se mund të kenë kryeministri aktual italian, Giuseppe Conte, dhe eksploratori Marco Polo? Shumë shekuj pasi Rruga e Mëndafshit krijoi lidhje tregtare fitimprurëse nga Venediku në Kinë, kryeministri i Italisë dha mbështetjen e tij zyrtare për të ashtuquajturën Rruga e Re e Mëndafshit gjatë vizitës së Presidentit Xi në kryeqytetin italian.
Italia është e para nga shtatë fuqitë më të mëdha ekonomike perëndimore që i jep peshë nismës kineze. "Është një gjest i fuqishëm diplomatik, mbi të gjitha, simbolik", thotë për France 24, Jean François Dufour, i cili kryeson firmën konsultuese DCA Chine-Analyze në Paris. "Nuk ka asnjë organizatë përgjegjëse për Rrugën e Mëndafshit, që Roma mund t'i përmbahet", thotë ai. Megjithatë, Roma është e gatshme të përfundojë një sërë marrëveshjesh tregtare që do të bëjnë që afrimi diplomatik të jetë konkret.
Ruajtja e portit të Triestes
Mbështetja e pritshme e Italisë padyshim e ka irrituar Uashingtonin, i cili është angazhuar në një luftë tregtare me Pekinin. Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Romën në lidhje me gatishmërinë për t’i lënë terren “një projekti vanitoz infrastrukturor të Kinës".
Por Italia beson se Rruga e Re e Mëndafshit mund ta ndihmojë ekonominë e saj të ringrihet pasi ajo shkoi drejt recesionit në fund të vitit të kaluar. Roma tani ka vënë bast se "mbështetja zyrtare e këtij projekti do ta bëjë vendin destinacionin kryesor të Evropës për investime shumë të lakmuara të Kinës", thotë Dufour. Në të vërtetë, shpjegon ai, Porti i Triestes në terma afatshkurtër do të jetë një nga përfituesit kryesorë të këtij projekti. "Është një port që ka qenë në rënie ekonomike për vite me radhë. Roma mendon se Kina mund ta rigjallërojë atë njësoj siç ndodhi me portin grek të Pireut, aktiviteti i të cilit u pesëfishua pasi u ble nga Kina", vëren ekonomisti francez.
Për Pekinin, Italia përfaqëson një hap të ri në programin ambicioz të investimeve, i cili synon mbi të gjitha "t'u ofrojë kompanive kineze tregjet e huaja për të kompensuar një ngadalësim të biznesit në Kinë", thotë Dufour. Si e tillë, Kina është e gatshme të bashkëpunojë me Leonardo, një firmë italiane e teknologjisë së lartë, e specializuar në hapësirën ajrore, sigurinë dhe mbrojtjen. Pekini gjithashtu mund të bëjë më së shumti marrëdhëniet e mira me Romën për të shfrytëzojë rastin për ta bërë Huawein, gjigantin e saj të diskutueshëm të telekomit, për të nisur implementuar në Itali teknologjinë e saj 5G.
Stimulimi i frontit anti-Kinë në Evropë
Ky afrim shkon përtej ekonomisë. Me Evropën e qendrimeve më të ashpra kundrejt Kinës, koha është e përshtatshme për Pekinin, kjo në aspektin politik. Më 12 mars, për herë të parë, Komisioni Evropian e konsideroi Kinën një "rivale sistemike". Gjermania deri kohët e fundit e ka parë relativisht në mënyrë pozitive superfuqinë aziatike, por që atëherë Berlini i është afruar qëndrimit më të vendosur të Francës", thotë Dufour.
Në këto rrethana, mbështetja zyrtare nga Italia, ekonomia e tretë më e madhe e Eurozonës, mund të shërbejë për zbutur frontin e sapolindur anti-Kinë. Sigurimi i një shkalle të vullnetit të mirë, ose të paktën neutraliteti, nga Evropa është gjithnjë e më vitale, ndërsa marrëdhëniet tregtare të Kinës dhe SHBA-së janë zvogëluar.
"Është e vërtetë që, politikisht, Italia mund të bëhet një kalë i Trojës për Kinën, sepse investimi kinez do të shtyjë Romën që të përpiqet të përkeqësojë intransigjencën e fuqive të tjera evropiane ndaj Pekinit", thotë Dufour.
Ndërkohë, Roma gjithashtu e sheh afrimin me Kinën si një lëvizje e zgjuar politike për Italinë. Basti me Kinë është një mënyrë që lidershipi euroskeptik në Itali po r përdor që "të demonstrojë pavarësinë e vendit duke i thënë BE-së se Italia nuk varet nga subvencionet e saj", thekson Dufour. Kjo është një zgjedhje politike që eksperti e quan "paradoksale", duke pasur parasysh faktin se "në një kohë pak a shumë të gjatë, investimi kinez do të manifestohet me varësinë e ekonomisë italiane nga Pekini".
Dhe në fund, nuk është e qartë se Italia do të dalë në krye.



