Spektakël në qiell/ Qindra ‘yje të gushtit’ do të bien në natën e 12 gushtit

Spektakël në qiell/ Qindra ‘yje të gushtit’ do të bien në natën e 12 gushtit

Vit pas viti duke nisur nga 10 Gushti për disa ditë, mund të shijojmë qiellin magjik të yjeve që bien, që njihen ndryshe edhe si lotët e Shën Lorenzit. Ndërkohë këtë vit është parashikuar që  natën e 12 gushtit qielli do të bëhet ‘ditë’ pasi maksimumi i meteoriteve që mund të bien do të jetë 150-200 në orë.

Yjet e Gushtit në gjuhe shkencore quhen Perseide, pasi duket sikur shkëputën nga yjësia e Perseut, edhe pse janë thjesht mbetje të lëna nga kometa.

Astrofilët thonë se kjo periudhë e vitit, përkon me kalimin e tokës në orbitën e një komete të vjetër, Swift Tuttle, nga e cila rrjedhin edhe fragmentet që shkëputen duke dhënë spektakël në netët e muajit më të nxehtë të vitit.

Po ashtu ato thonë se magjia e qiellit do të vijojë deri në 24 gusht, por me intensitet shumë më të ulët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy