Debate në shortin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Hysi: KLD mungesë transparence në hartimin e listave

Debate në shortin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Hysi: KLD mungesë transparence në hartimin e listave

Nuk ka kaluar pa debate edhe ngritja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Përpara hedhjes së shortit, Partia Socialiste akuzoi Këshillin e Lartë të Drjetësisë për mungesë transparence në hartimin e listave, duke vlerësuar kriteret në mënyrë preferenciale. 

“Në dijeninë tonë, të paktën nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë janë parashtruar pesë magjistratë”, tha deputetja Vasilika Hysi.

Megjithatë, ky moment u kalua pasi asnjë nga institucionet që hartojnë listat nuk i dha të drejtë Partisë Socialiste, përfshirë këtu edhe Kuvendin.

“As unë dhe as ne nuk jemi një gjykatë që interpreton ligjin”, u shpreh kreu i Kuvendit, Ilir Meta. 

Reforma në Drejtësi nisi zbatimin e saj dhe ky është një institucion i ri kushtetues me 9 anëtarë nga trupa gjyqësore dhe e prokurorisë që, sipas rregullave të reja, përzgjidhen me short.

Hedhja e shortit u ndoq edhe nga përfaqësuesit e misioneve OPDAT dhe Euralius dhe zgjati pak minuta, por surpriza e parë e zgjedhjes me short ishte gjyqtari kushtetues, Besnik Ymeraj, që votoi kundër ligjit të Vettingut. 

Shorti u hodh vetëm për përfaqësuesit e gjyqësorit, sepse organi i akuzës kishte sjellë vetëm 3 kandidatë, aq sa vende duhet të merrte Prokuroria e Përgjithshme dhe ajo e Apelit. 

Sipas rregullave të reja, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka për detyrë të bëjë vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. 

Megjithatë, ka ende një pengesë në rrugën e zbatimit të ligjit; Gjykata Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve është pjesë e ligjit për organet e qeverisjes së drejtësisë, të cilin Partia Demokratike e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy